Skënderbeu gjen sulmues, Salihin e rivalizon një “ish” i Olimpiakos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2016 | 11:56

Skënderbeu gjen sulmues, Salihin e rivalizon një “ish” i Olimpiakos

Korçarët kanë realizuar një goditje, duke bërë përforcim edhe në repartin e avancuar. Mësohet se klubi ka arritur marrëveshje për sulmuesin e grekëve të Panioniosit, El Fardu Ben Nabuhane. Futbollisti 27-vjeçar luan si sulmues krahu dhe ka të dhëna të shkëlqyera teknike, por edhe finalizuese.

el fardu

Pas dy vitesh të suksesshme me Verian, ai u ble nga gjigantët e Olimpiakosit, por pësoi një dëmtim të rëndë, që çoi në kalimin e tij te Panioniosi. Ai është gjithashtu pjesë e kombëtares së shtetit afrikan të Komoras, me të cilët ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka gjetur rrugën e rrjetës pesë herë.

El Fardu

Ben Nabuhane mund të jetë goditja e duhur për t’i dhënë një tjetër shtysë ofensivës, e cila ka hasur jo pak vështirësi në kampionat, kur kanë arritur të shënojnë vetëm 16 herë në 18 javë të kampionatit.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"