SKENARI/ Një trofe fals për fituesin, Premier Liga bën drejtuesit me “dhimbje koke”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 15:35

SKENARI/ Një trofe fals për fituesin, Premier Liga bën drejtuesit me “dhimbje koke”

Drejtuesit e Premier Ligës po vënë në jetë planet për një fund të paprecedentë të sezonit mes një lufte emocionuese për titull. Ata kanë një dhimbje të mundshme koke… Çfarë do të bëjnë me trofeun e fituesve nëse gara shkon në ditën e fundit, me tri skuadra ende në garë për të përfunduar të parat?

premier-league-record-nel-mercato-invernale-le-spese-sono-50-volte-quelle-della-serie-a_2872205

Në nëntë raste që nga viti 1992, dy skuadra kanë luftuar për vendin e parë në javën e fundit të kampionatit, me Liverpulin dhe Mançester Sitin që e bënë këtë dy vjet më parë. Megjithatë, nëse tabela duket e njëjta si sot të dielën e 19 majit, Siti, Arsenali ose Liverpuli mund të kurorëzohen të gjithë kampionë. Të tre skuadrat luajnë në shtëpi, Arsenali përballet me Evertonin, Liverpuli pret Uolvesin dhe Siti luan me Uest Hemin.

Premier Liga ka dy trofe identikë prej argjendi, të cilët fillimisht u punuan nga argjendarët e “Asprey London, Croën Jewellers”. Trofeu numër 1 mbetet me kampionët në fuqi, derisa ata ta kthejnë atë tri javë para përfundimit të sezonit. Por ekziston edhe një trofe i dytë që Premier Liga e merr zakonisht në mbarë botën për ngjarje të ndryshme sponsorizimi. Natyrisht, dy trofetë nuk mund të jenë në tri vende të ndryshme njëkohësisht, por mendohet se është diskutuar një zgjidhje.

“Premier League Productions” është një kompani e cila ofron shfaqje në studio dhe komentime të ndeshjeve të Premier Ligës për shikuesit në mbarë botën. Ajo e ka qendrën në “Stockley Park”, ku ndodhet gjithashtu shtëpia e madhe e dhomës së kontrollit të VARit. “Në Premier Ligë Production” ndodhet një trofe i Premier Ligës, i cili është i ekspozuar dhe ndërsa nuk është as identik dhe as argjend i fortë, është një version bindës prej çeliku inoks.

Pra, ky ka të ngjarë të jetë trofeu që do të ishte në stadiumin e skuadrës së vendit të tretë në ditën e fundit, në rast se ata kapërcejnë dy skuadrat e tjera. Kushdo që e ngre trofeun më 19 maj, fillimisht duhet ta kthejë atë pas dy javësh, në mënyrë që të mund të pastrohet nga specialistët ekspertë. Ena e argjendit është gjithmonë e ndotur pas festimeve të titullit për shkak të numrit të madh të njerëzve që e prekin atë.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"