Situata tek Apolonia, trajneri Mërgjyshi me grup të plotë ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 14:16

Situata tek Apolonia, trajneri Mërgjyshi me grup të plotë ndaj Kastriotit

Apolonia vijon përgatitjet anti-Kastrioti. Stafi teknik ka përfituar nga grupi i plotë për të korrigjuar disa defekte në lojën e skuadrës dhe për të punuar më së shumti në drejtim të rritjes psikologjike të futbollistëve.

apolonia

Kastriotin e presin në “Loni Papuçiu” dhe për Apoloninë çdo ndeshje është finale më vete, sepse çdo javë që kalon pa marrë pikë i largon edhe më shumë nga ëndrra Superiore. Në Fier nuk kanë ndërmend të dorëzohen edhe pse situata është e vështirë. Humbja ndaj Bylisit ka ulur moralin tek Apolonia, për më tepër që skuadra është jashtë pritshmërive të fillimit të sezonit.

Apolonia në katër javët e fundit ka pasur mungesa, që skuadra i ka ndjerë shumë. Apolonia rrallëherë lë pikë në stadiumin e vet. Fierakët kanë një bilanc pozitiv, sepse kanë grumbulluar 18 nga 30 pikë të mundshme, që përkthehet në 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, këto të fundit të shkaktuara vetëm nga Bylisi dhe Elbasani. Për ndeshjen me Kastriotin, pritet që Artan Mërgjyshi ta ketë të plotë skuadrën.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"