Shumica dërrmuese e tifozëve të Juventusit nuk e duan Alegrin, por drejtuesit kanë plane të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 11:02

Shumica dërrmuese e tifozëve të Juventusit nuk e duan Alegrin, por drejtuesit kanë plane të tjera

Shumica dërrmuese e tifozëve të Juventusit nuk e duan trajnerin Alegri në krye. Më saktë 85% e tyre. Ky është sondazhi i bërë në rrjetet sociale, por ky mendim i tifozëve nuk pritet të ketë asnjë efekt te drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

allegri

Plani i tyre është ndryshe, kërkojnë të vijojnë me Alegrin, por sigurisht ka edhe kushte, i pari dhe i panegociueshmi është të sigurojnë një vend në Champions League. Juve ka një plan 3 vjeçar, ku me Champions dhe prezencën në Botërorin e Klubeve parashikojnë të fitojnë afro 150 milionë euro. Me këtë shumë, Juve parashikon të afrojë disa lojtarë si Koopmeiners nga Atalanta, Goretcka nga Bajern, Samarxhic nga Udine dhe Zirkze nga Bologna.

Prioritet është edhe rinovimi i kontratës me disa titullarë të rëndësishëm si Rabiot, Kiesa dhe Vlahovic. Në planin e Xhuntolit, drejtorit të “Zonjës së Vjetër”, i bërë publik nga “Corriere dello Sport”, Juve e vërtetë do të shihet brenda tre viteve. Në vitin e parë synohet konsolidimi i ekipit, në vitin e dytë synohet titulli në Serinë A, ndërsa brenda tre vitesh parashikojnë të jenë konkurrues në nivele të larta edhe në Evropë. Ky plan do të hidhej në erë nëse Juve nuk siguron një vend në Champions League sezonin e ri, për këtë arsye diskutimi mbi rinovimin e kontratës së Allegrit është shtyrë pasi të kenë mbyllur matematikisht këtë diskutim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"