Shuhet shpresa që Kosova të fitojë një tjetër medalje, mundësi Egzon Shala ndalet në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 12:29

Shuhet shpresa që Kosova të fitojë një tjetër medalje, mundësi Egzon Shala ndalet në çerekfinale

Mundësi Egzon Shala ka mbyllur garimin në Tokio duke mbyllur kështu dhe mundësinë e Kosovës për të fituar një tjetër medalje në Lojërat Olimpike.

shala

Shala mundi në raundin e parë algjerianin Djahid Berrahal, por në çerekfinale u mposht nga Zare. Edhe pas humbjes, mundësi shqiptar kishte mundësinë të luftonte për medalje bronzi, por vetë iraniani humbi në gjysmë finale kundër gjeorgjianit Geno Petriashvillit.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës duke quajtur si rezultat pozitiv pjesëmarrjen e Shalës dhe arritjen deri në çerekfinale të turneut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"