Shtyrja e Kamza-Besëlidhja, delegati i FSHF-së: Shumë tifozë, nuk luhej dot me stjuardë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2017 | 15:22

Shtyrja e Kamza-Besëlidhja, delegati i FSHF-së: Shumë tifozë, nuk luhej dot me stjuardë

Delegati i FSHF-së, Marjus Sulejmani, pas vendimit për të shtyrë takimin mes Kamzës dhe Besëlidhjes për një datë ende të pacaktuar, ka shpjeguar se çfarë shtyu institucionin e futbollit të merrte këtë vendim dhe pse nuk ishte zhvilluar ai me polici private siç ka ndodhur më përpara në këtë stadium.

sulejmani marjus

“Policia e Shtetit, rreth orës 12:00 ka dërguar një shkresë zyrtare në FSHF. Duke pasur parasysh mungesën e forcave të policisë së shtetit, u pa e arsyeshme që kjo ndeshje të shtyhet për një datë tjetër”, tha ai pas sfidës.

“Policia private? Nuk ishin të mjaftueshëm pasi kishte shumë tifozë. Herë tjetër ka pasur tifozë, por sot ishte numër më i madh si dhe rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe. Në bazë të rregullores kjo ndeshje do të përcaktohet në një datë tjetër. Klubet do të njoftohen po sot për datën dhe vendin e ndeshjes”, vijoi zyrtari i FSHF-së i cili lë të hapur edhe mundësinë e zhvillimit të takimit në një stadium tjetër.

“Ky stadium është i Kamzës, nëse polica do ta shohë të arsyeshme që të zhvillohet ndeshja në Kamzë, ne do ta diskutojmë dhe do ta vendosim”, deklaroi Sulejmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"