Shqiptarët pësojnë rritje, ja vlera e kartonit për Grezdën, Rrahmanin e Çekiçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2016 | 20:14

Shqiptarët pësojnë rritje, ja vlera e kartonit për Grezdën, Rrahmanin e Çekiçin

Tre nga futbollistët e Kombëtareve të moshave kuqezi po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer me skuadrat e tyre në Kroaci.

12814701_1092182410803316_4644756276568925032_nPër këtë, faqja me të dhënat e vlerës së kartonëve për çdo futbollist, “Transfermakt.de” ka bërë një parashikim të vlerës për Amir Rrahmanin, Eros Grezdën dhe Endri Çekiçin.

Të tre lojtarët vlejnë më shumë sesa në fillim të sezonit. Mbrojtësi i RNK Splitit ka një karton që kushton 1 milion euro tashmë, nga 600 mijë euro që e vlerësonte kjo faqe më parë. Gjithashtu rritje të vlerës kanë pësuar edhe kartonët e dy futbollistëve të Kombëtares U-21.

Grezda tashmë kushton 800 mijë euro, sipas të njëjtit burim, nga 150 mijë euro që kushtonte më parë, ndërsa për Çekiçin duhen 350 mijë euro nga 250 mijë euro që duheshin më parë për të siguruar shërbimet e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"