“Shqipërinë e mundin edhe skuadrat e kampionatit kilien”, ish-futbollisti injoron kuqezinjtë: Ishte një stërvitje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 23:19

“Shqipërinë e mundin edhe skuadrat e kampionatit kilien”, ish-futbollisti injoron kuqezinjtë: Ishte një stërvitje…

Ish-futbollisti i Kilit, Migel Angel Neira, ka injoruar fitoren e kombëtares së tij, në duelin miqësor ndaj Shqipërisë, me rezultatin 0-3. Sipas tij, ajo miqësore nuk ka asnjë vlerë, madje kritikon ashpër skuadrën kuqezi. Sipas tij edhe dy skuadra të futbollit kilian e mundin Shqipërinë.  

neira

“Po shoh ndeshjen e Universidad Catolica kundër La Calera-s, ndeshjen më të keqe të vitit, më të keqen, por mendoj se dhe këto dy skuadra e mundin Shqipërinë ”, u shpreh ai për BOLAVIP. 

Ish-futbollisti që ka luajtur në Botëror me Kilin pohon se ndryshimi trajnerit në kombëtaren “La Roja” nuk u vu re dhe se Rikardo Gareca nuk bëri diferencë. 

“Unë pashë të njëjtën gjë si gjithmonë, asgjë të re, dhe e vetmja gjë e mirë ishte goli i Vargas, ai shënoi një gol nga një goditje dhe kjo është shumë mirë. 

Kundër kësaj skuadre Osorio luajti mirë, por kundër të tjerëve nuk do të luajë, nuk do të bëjë mirë, këtë besoj unë.  

E ritheksoj, kjo ndeshje nuk duhet marrë parasysh, është një mashtrim, po i bën njerëzit të besojnë se jemi mirë, kjo ishte një stërvitje me publikun”, përfundoi ai. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"