Shqetësim te Bajerni, Kejn “përqafon” shtyllën dhe ndrydh kaviljen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 20:24

Shqetësim te Bajerni, Kejn “përqafon” shtyllën dhe ndrydh kaviljen

Bajern Mynih fitoi ndeshjen e javës së 26-të të Bundesligës me rezultatin 2-5 kundër Darmshtad. Pavarësisht fitores bindëse të bavarezëve, ekipi i Tomas Tuhel nuk pati kohë të festojë, sepse mësohet se sulmuesi kryesor i gjermanëve, Herri Kejn, ka pësuar një lëndim.

0_GettyImages-2089030700

Anglezi u zëvendësua 20 minuta para përfundimit të ndeshjes, ku si duket, lëndoi kaviljen pas një “përqafimi” me shtyllën e portës. Pavarësisht se Kejn u duk qartë se ishte lënduar keq, akoma nuk ka informacione sa serioze është situata .  Trajneri Tomas Tuhel, dha një shpjegim për mediat në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, ku shtoi:

“Ai u përplas me shtyllën dhe ndrydhi pak kaviljen. Ai tashmë e ka vënë në akull për ta zbutur dhimbjen. Akoma nuk ka një diagnozë, ne duhet të presim. Shpresoj të mos jetë ndonjë gjë serioze.”

Herri Kejn, me golin e shënuar kundër Darmshtad, theu një rekord tjetër. Ai tashmë regjistron 31 gola në Bundësligë. Askush tjetër nuk kishte shënuar kaq shumë në një sezon debutues sa 30-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"