SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria shmang superfuqitë, por nuk do të jetë e thjeshtë. Përsëri “grup vdekje” për Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 0:09

SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria shmang superfuqitë, por nuk do të jetë e thjeshtë. Përsëri “grup vdekje” për Italinë

UEFA ka hedhur sot në Paris shortin për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Turneu i cili ka zëvendësuar miqësoret në kontinent, po tërheq mjaft interes edhe për faktin se u mundëson ekipeve kombëtare që të ndeshen me rivalë të të njëjtit nivel.

Liga e Kombeve

Rrugëtimi i Shqipërisë në këtë edicion nuk do të jetë i thjeshtë, ndonëse kuqezinjtë kanë shmangur superfuqitë që mund t’i vinin përballë goglat. Emri që ka dalë nga vazo e parë në Ligën B ku bën pjesë, është ai i Çekisë, një kundërshtar me të cilin skuadra e Silvinjos u ndesh në eliminatoret e Euro 2024. Nga vazo e dytë ishte Ukraina ajo që u caktua si kundërshtar, një rival jo i thjeshtë, por që mund të ndikohet nga fakti që nuk luan në vendin e saj për shkak të luftës.

Ndërkohë, në vazon e fundit janë shmangur ekipe si Turqia e Greqia, por përballë do të jetë Gjeorgjia e Kvrataskhelias, i cili po lë shenjë në futbollin europian.

Sa u përket Ligave të tjera, bie në sy Grupi A2 në Ligën A, ku janë vendosur shumë skuadra të mëdha përkrah njëra-tjetrës. Italia do të ndeshet me Belgjikën dhe Francën, në një grup ku në teori “viktima” do të jetë Izraeli.

Në këtë edicion Liga e Kombeve ka risi të veçanta, pasi edhe skuadrat e vendit të tretë nuk e kanë të sigurt mbijetesën në Ligë, pasi do të luajnë në play-out me ekipet e vendeve të dyta në ligën më poshtë.

SHORTI

LIGA A
Grupi A1:
Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2:
Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3:
Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë
Grupi A4:
Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

LIGA B
Grupi B1: 
Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2:
Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi B3:
Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4:
Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

LIGA C
Grupi C1:
Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2:
Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
Grupi C3:
Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi C4:
Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

LIGA D
Grupi D1:
Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi D2:
Moldavi, Malta, Andorra

CEREMONIA

Ora 18:42 – Radha e Ligës A për të mësuar shortin, me skuadrat e mëdha që bëhen pjesë e tij. Huan Mata do të jetë ai që do të hedhë shortin.

Ora 18:32 – Tani e ka radhën Liga B ku bën pjesë edhe Shqipëria, me serbin Aleksandar Kolarov si ambasador për shortin.

bandicam 2024-02-08 18-32-20-208

Ora 18:20 – Shorti vazhdon me Ligën C të aktivitetit me grekun Giorgos Karagunis si ambasador për rrotullimin e goglave.

Ora 18:16 – Nis hedhja e shortit duke filluar me Ligën D.

Ora 18:11 – Zëvendës Sekretari i UEFA-s, Xhorxho Marketi, si zakonisht shpjegon procedurën e shortit të sotëm.

bandicam 2024-02-08 18-11-40-480

Ora 18:09 – Në skenë ngjitet letonezi Marian Pahars, ish-futbollist e tashmë trajner, i cili do të jetë një nga ambasadorët e shortit të sotëm.

Ora 18:06 – Prezantuesi Pedro Pinto bën përmbledhjen e aktivitetit të edicionit të kaluar.

Ora 18:00 – Ceremonia nis me himnin e aktivitetit të kënduar në sallë.

VAZOT
LIGA A
Vazo 1:
Spanjë, Kroaci, Itali, Holandë
Vazo 2: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari
Vazo 3: Zvicër, Gjermani, Poloni, Francë
Vazo 4: Izrael, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Skoci

LIGA B
Vazo 1: Austri, Çeki, Angli, Uells
Vazo 2: Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji
Vazo 3: Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Mali i Zi
Vazo 4: Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan

LIGA C
Vazo 1: Rumani, Suedi, Armeni, Luksemburg
Vazo 2: Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe
Vazo 3: Maqedoni e Veriut, Sllovaki, Irlandë e Veriut, Qipro
Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar*, Estoni, Letoni

LIGA D
Vazo 1: Lituani/ Gjibraltar*, Moldavi
Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtejn
*Vendoset pas play-out në mars

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"