Shkëndija bën ndeshje historike, por… e dënon shtesa (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 22:34

Shkëndija bën ndeshje historike, por… e dënon shtesa (VIDEO)

Ndeshjet e fazës së parë të “play-off”-it rezervojnë surpriza në Ligën e Europës.

13939337_1238109479552753_8556802388355684543_n

Shkëndija e Tetovës provoi shihej e humbjes në minutën e dytë të kohës shtesë. Koha e rregullt e ndeshjes mes Gent-it dhe Shkëndijes u mbyll në shifrat 1-1, por Kolibali nuk fali në shtesë duke i dhënë fitoren belgëve.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Besart Ibrahimi shënoi golin e avantazhit për miqtë në minutën e 9′ të lojës. Kur pritej vërshëllima e arbitrit ukrainas Boiko, Maton barazoi shifrat për vendasit.

Ndeshja e vlefshme për turin e “play-offi”-t u luajt në “Ghelamco Arena” dhe takimi i dytë pritet të vendosë edhe fatin e skuadrës që do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligën e Europës.

Edhe në këtë sfidë Shkëndijës nuk i mungoi mbështetja e tifozëve. Grupi i tofëve “Ballistët” u panë në stadiumin belg me flamuj shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"