Shkaktoi aksident me vdekje, Ardi Behari përfundon në pranga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2016 | 10:04

Shkaktoi aksident me vdekje, Ardi Behari përfundon në pranga

Drejtori i Flamurtarit përfundon në pranga. Bëhet fjalë për Ardi Beharin, i cili është arrestuar dje për shkak të një aksidenti në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, aksident i cili pati si pasojë vdekjen e një 74-vjeçari.

Behari Ardi, drejtori teknik ne Turqi

Ngjarja

“Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot(dje) rreth orës 13:30 në aksin Lushnjë- Rrogozhinë. Kalimtari 74-vjeçar me inicialet N.F, banues në lagjen “Loni Dhamo” ka ndërruar jetë pas përplasjes me mjetin.

Viktima u përplas nga mjeti tip “Range Rover” me targa AA 948 LK, me drejtues Ardi Beharin, banues në Vlorë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa lidhur me aksidentin vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me aksidentin e djeshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"