Shifrat e kampionëve të Partizanit, 16 pikë vijnë nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 21:35

Shifrat e kampionëve të Partizanit, 16 pikë vijnë nga stoli

Lojtarët e ardhur nga stoli kanë rezultuar shumë të rëndësishëm për Partizanin dhe i kanë dhënë shumë pikë. Vetëm Alfred Mensah ka shënuar 3 herë i ardhur si zëvendësues dhe ka arritur t’i japë Partizanit plot 7 pikë.

partizaniiiii

Jo vetëm kaq, pasi edhe Albers Keko është treguar vendimtar në momentin që i është dhënë shansi. Ish-sulmuesi i Korabit ka realizuar dy herë kur është aktivizuar nga stoli dhe i ka dhënë ekipit një fitore në derbi dhe një ndaj Erzenit, 6 pikë në total.

Gjelbrim Taipi ka arritur të shënojë si zëvendësues dhe i ka dhuruar një triumf minimal ndaj Laçit në minutat e fundit. Edhe Viktor da Silva, tashmë i ikur, ka shënuar si zëvendësues. Në total stoli ka sjellë 16 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"