Shifra dhe rekorde që në sezonin e parë, Pulisiç në historinë e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 8:39

Shifra dhe rekorde që në sezonin e parë, Pulisiç në historinë e kuqezinjve

Perla statistikore është e nivelit të lartë. Ndosh ta goli i Kristian Pulisiçit në Verona nuk ishte i mrekullueshëm, por ishte sigurisht historik sepse ai korrespondon me golin e 5000- të të Milanit në Serie A (skuadra e tretë që e bën këtë pas Juves dhe Interit).

pulisic

“Kapiten Amerika” te Milani ka vendosur ta bëjë këtë, vetëm realizime të rëndësishme, siç tregohet nga 11 fitoret në 12 herët në të cilat 25-vjeçari hyri në tabelën e rezultateve gjatë sezonit. Monza është përjashtimi që konfirmon rregullin, ndërsa Verona konfirmon vitin e hakmarrjes në të gjitha frontet nga kapiteni i kombëtares amerikane.

E GJETUR PËRSËRI – Sezon fantastik ky 2023-24, pas atyre të lulëzimit në Dortmund dhe Champions-it të fituar në Londër me Çelsin kur në ekip kishte edhe Zhirunë. Nuk mund të thuhet se anësori i “Djallit” po përjeton një rini të dytë, sepse është vetëm 25 vjeç, megjithatë, në aspektin futbollistik, tashmë ai ka kaluar nëpër disa ekzistenca. Lulëzoi, u pagua shumë, humbi rrugën dhe së fundmi rizbuloi kënaqësinë e të luajturit futboll te “Milanello”.

Fondi “RedBird” nënshkroi një çek prej 20 milionësh për ta blerë 8 muaj më parë. Raporti çmim-paraqitje nuk mund të komentohet. Pulisiç ka shkuar përtej të gjitha pritjeve, veçanërisht nëse marrim Kristian Pulisiç, 22 vjeç parasysh se si shkoi viti i tij i fundit në Çelsi. Probleme me gjurin, një gol dhe dy asiste në 1012 minuta të sezonit të kaluar. Pra, edhe minutazhi ishte gjithashtu e dobët. Po, për Milanin ishte në fakt një bast, një lojtar i humbur në mënyrë të pariparueshme apo një djalë i aftë për të dhuruara ende shkëndija. E dyta është e mirë. Pjesërisht sepse Xherri Kardinale e vuri menjëherë në qendër të projektit, jo vetëm në sport, por edhe në biznesin amerikan. Pjesërisht kjo sepse Pioli vendosi menjëherë një bast të fortë mbi të dhe pjesërisht sepse padyshim numri “11” ishte i pari që ndihmoi veten.

DRIBLIME- Me nëntë ndeshje të Serisë A që kanë mbetur dhe midis dy e pesë në Ligën e Evropës, Kristiani ka barazuar dhe tejkaluar veten për sa i përket fazës realizuese. Ai i “Bentegodi”-t ishte goli numër 9 në kampionat, e njëjta shifër rekord si në 2019-20, vitin e tij të parë me Çelsin. Megjithatë, në sezonin aktual janë 12, dhe kjo është një e herë e parë absolute. Rekordi i mëparshëm ishte 11, gjithashtu daton në sezonin 2019-20. Pulisiç shënoi në Verona, goditi traversën dhe tentoi 8 driblime. Këtu është vlera e shtuar, e cila shkon përtej golave.

Në një futboll ku është gjithnjë e më e komplikuar të befasosh kundërshtarin në mënyrë kolektive, shpesh ndryshimin e bëjnë thjesht ata që kanë aftësinë të driblojnë rivalin dhe të krijojnë epërsi numerike. Arma më e mprehtë e Kristianit, përveç teknikës së tij, është edhe paparashikueshmëria. Kur të synon me topin nëpër këmbë, nuk e di kurrë nëse do të vrapojë djathtas apo majtas. Dhe ky është një avantazh i paçmuar për ata që me profesion bëjnë anësorin ofensiv. Ai thotë se teorikisht do të ishte më mirë në të majtë, në mënyrë që të godasë me të djathtën. Por ka një farë Leao në ato territore, dhe kështu duhet të luajë në korsinë tjetër. Me një llogari të saktë, lëvizja përkon me një kryevepër taktike.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"