Gjeti golin e parë me fanellën e Beshiktashit dhe u shpall lojtari i ndeshjes, talenti Muçi: Kjo është ajo që pritet nga unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 22:33

Gjeti golin e parë me fanellën e Beshiktashit dhe u shpall lojtari i ndeshjes, talenti Muçi: Kjo është ajo që pritet nga unë

Ernest Muçi, rrëmbeu skenën ditën e sotme, teksa arriti të shënojë golin e parë me fanellën e Beshiktashit, në triumfin 0-2 ndaj İstanbulsporit në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të Superligës. Talenti shqiptar u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ndër të tjera deklaroi:  

b28d45fa2c3146d48138ba3e93635397

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne bëmë atë që duhej të bënim, punën tonë. Duhet të fokusohemi dhe të luajmë si sot. Nuk pësuam gol dhe shënuam 2 gola. Këto janë gjëra të mira 

Nuk mendoj shumë për të shënuar gola. Jam një lojtar sulmues, duhet të kontribuoj në sulm dhe gola. Kjo është ajo që pritet nga unë. Është më shumë e rëndësishme për mua të ndihmoj ekipin, është e rëndësishme për mua të ndihmoj mbrojtjen. Kemi luajtur mirë, duam të vazhdojmë kështu”, u shpreh Muçi.  

PANORAMASPORT.AL

Shënoi golin e parë me fanellën e Beshiktashit, Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes/ Ja nota dhe statistikat e shqiptarit

VIDEO/ Supergol i Muçit, sulmuesi i Kombëtares e bën “sefte” në mënyrën e duhur me Beshiktashin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"