Shehi: Tirana na rrezikoi, rasti i Likës ishte penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2016 | 21:00

Shehi: Tirana na rrezikoi, rasti i Likës ishte penallti

Portieri i Skënderbeut, Orges Shehi për SuperSport është shprehur i lumtur për fitoren e arritur ndaj Tiranës.

shehi
Gardiani i korçarëve komentoi gjithashtu rastin e penalltisë së pretenduar nga bardheblutë.

“Për sa i përket ndeshjes nuk veçoj asnjë lojtar. Pasi përballë kishim një kundërshtari shumë të fortë, që na krijoi vështërsi për të dalë tek goli. Momenti i golit na dha qetësi për vazhdimësinë e lojës”.

Dëmtimi

“Kam pasur një dëmtim jo të një shkalle të lartë por me ndihmën e stafit mjekësor ja dola, nuk mund të mungoja në një ndeshje të tillë”

Penalltia e Tiranës

“Në këtë pozicion, mendoj se është më shumë penallti”.

Radas

“Radas është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm tek skuadra, por nuk është dominante dhe përcaktuese mungesa e tij. Kohët e fundit po mendojmë për sulmin dhe jo mbrojtjen. Tirana ka lojtarë si Muzaka, Lika dhe Fukui që janë vërtet të rrezikshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"