Shehi buzëqesh pas provës së fundit, Tirana mund Bylisin në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 23:20


Shehi buzëqesh pas provës së fundit, Tirana mund Bylisin në miqësore

Tirana ka fituar në miqësoren e fundit para fillimit të kampionatit, të zhvilluar në Ballsh ndaj Bylisit vendas. Skuadra bardheblu ka triumfuar me shifrat 3-1 në një duel ku trajnerët e të sy skuadrave bënë disa eksperimente për të parë në veprim edhe emrat e rinj të afruar gjatë merkatos së verës.

bylis tirana

Bylisi kaloi i pari në avantazh pas një kombinimi mes Kaçorrit dhe Ruçit, me këtë të fundit i cili dërgoi sferën në rrjetë. Por barazimi erdhi shumë shpejt me anë të Xhixhës i cili vendosi baraspeshën dhe para fundit të pjesës së parë, Ismajlgeci përmbysi rezultatin me një depërtim nga krahu i majtë.

Në pjesën e dytë, trajnerët bënë zëvendësime duke u dhënë hapësirë edhe lojtarëve të tjerë që kishin dispozicion ndërsa rrjeta u tund edhe një herë, nga gjuajtja e Hilës. Kështu, Tirana merr një fitore 3-1 edhe pa Seferin ndaj një skuadre të Superiores, si një provë të rëndësishme para startit të kampionati në javën e ardhshme.

BYLIS-TIRANA 1-3
39′ Ruçi / 42′ Xhixha, 45’+1′ Ismajlgeci, 76′ Hila

FORMACIONET ZYRTARE

BYLISI: Haremi, Trumçi, Preka, Damçevski, Loran, Lajthia, Ruçi, Maçolli, Souza, Antoni, Kaçorri.
Trajner: Jeton Beqiri

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Husein, Aleksi, Qefalija, Kallaku, Hasani, Ismailgeci, Xhixha.
Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL