Shanaj: Me Korabin, gjithmonë e vështirë për Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 9:48

Shanaj: Me Korabin, gjithmonë e vështirë për Apoloninë

Sot në orën 14:00, Apolonia luan përballjen e rëndësishme me Korabin në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku do të kërkohet me çdo kusht fitorja. Me Korabin nuk është thjesht ndeshja e radhës, por dueli ku Apolonia do të duhet të tregojë “muskujt” për t’i dhënë edhe një mesazh të fortë rivalëve të tjerë në “play off”.

Apolonia grumbull 9

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori Mateo Shanaj u shpreh se me Korabin është gjithmonë e vështirë. “Duelin me Korabin e kemi vlerësuar maksimalisht, pasi synojmë gjithmonë të jemi gati kundër çdo rivali të mundshëm. Skuadra është stërvitur shumë mirë dhe ne, i kemi sigurisht, idetë e qarta se çfarë duhet të bëjmë për të garantuar një rezultat pozitiv. Do të futemi në fushën e lojës për të bërë më së miri lojën tonë me synimin e qartë maksimumin e pikëve kundër Korabit.

Në këtë pikë të sezonit duhet përkushtim maksimal, pasi ndeshje të lehta nuk ka. Duhet të tregohem i sinqertë, me Korabin është gjithmonë e vështirë, ndonëse këtë herë, e bën më të vështirë edhe fakti që Korabi është në një formë të mirë dhe ka marrë rresht rezultate të rëndësishme. Është një ekip që po kalon një formë të mirë dhe mbi të gjitha është një kundërshtar shumë i fortë. Nga ana tjetër, ne e kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, kështu që do të tregojmë se në shtëpinë tonë askush nuk ia del”, tha Shanaj.

ap

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"