Sfida në kampionat, Ndreu pret më shumë nga sulmi: Duhet të korrigjohemi me Luzin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 9:50

Sfida në kampionat, Ndreu pret më shumë nga sulmi: Duhet të korrigjohemi me Luzin

Pas tri barazimesh me Elbasanin, Burrelin e Flamurtarin dhe asaj humbjeje në Berat, në Krujë duan të provojnë edhe shijen e fitores. Shansin që të bëjnë kthesën e kanë sot, kur në stadiumin “Redi Maloku” do të presin Luzin 2008. Koha për t’u përgatitur ka qenë vërtetë e limituar, e megjithatë zgjidhje nuk kanë.

ramadan ndreu

Me vetëm dy seanca kanë mbyllur punën për javën e 5-të. Shumë pak, por kështu është kalendari.

Përtej gjithçkaje, Ramadan Ndreu kërkon që të shfrytëzohet faktori fushë. Trajneri shpreh vlerësim dhe besim për lojtarët e rinj, ndonëse është i zhgënjyer me pikavarazhin pas 360 minutash.

Gjatë një deklarate të dhënë për Panorama Sport”, ai thotë: “Mosha që kanë këta lojtarë më jep shpresë. Nuk janë më shumë se 20 vjeç. Nëse ndërthuret si duhet energjia e tyre me eksperiencën, ekipi do të bëjë përpara. Jam i sigurt për këtë”.

Trajneri mendon se e kanë penalizuar edhe mungesat gjatë kësaj kohe. Dhe bëhet fjalë për dy lojtarë të rëndësishëm të ofensivës, Xhuljo Mehmeti dhe Xhonatan Fausto Silvera da Silva.

I pari ka qenë i dëmtuar, ndërsa nuk ka kapur ende formën optimale. Ata kanë marrë minuta në pjesën e dytë në humbjen me Tomorin dhe e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe kundër luznjakëve të Luzit.

“Dëshira ime është të kem lojtarë të rinj në ekip. Ata vrapojnë shumë, ndërkohë që duhen edhe dy-tre lojtarë që t’i japin frymëmarrje skuadrës në momente të vështira. Kur ekipi gjendet nën presion, ata të arrijnë të jenë të saktë para portës kundërshtare. Sulmuesit kanë pasur vështirësi në shënimin e golit dhe kjo u pa edhe në Berat, kur humbën jo pak raste. Xhonatan dhe Mehmeti duan edhe të paktën një javë kohë që të kapin formën 100%”, përfundoi Ndreu.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"