Sfida e fundit ndaj Vllaznisë, Gvozdenoviç: Skënderbeu e mbyll me pikë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2023 | 14:10

Sfida e fundit ndaj Vllaznisë, Gvozdenoviç: Skënderbeu e mbyll me pikë në Shkodër

Skënderbeu po përgatit javën e fundit të kampionatit mes kërkesave për pikë dhe domosdoshmërisë për të treguar forcën e grupit pas asaj ndeshjeje të humbur ndaj Laçit. Nesër korçarët do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës kundër Vllaznisë, në orën 17:00, teksa trajneri Ivan Gvozdenoviç kërkon rikthimin te rezultatet pozitive dhe mbylljen me sukses të vitit 2023.

gvozdenovic

Në një prononcim para largimit të skuadrës nga Korça, numri një i pankinës, korçari foli për ndeshjen me Vllazninë dhe të ardhmen e skuadrës.

“Është java e fundit e kampionatit dhe normalisht që duam ta mbyllim me sukses. Jemi duke bërë përgatitjet e fundit dhe për momentin mund të them se jemi mirë. Kemi të gjithë grupin në dispozicion dhe ky për mua është lajmi më i mirë i mundshëm në prag të këtij takimi. Jemi gati dhe po mendojmë vetëm për fitoren. Do të luajmë me përqendrim maksimal, pasi rrugëtimin e nisëm më së miri në këtë kampionat dhe duam që ta mbyllim po ashtu.

Normalisht Vllaznia është një ekip i fortë, që ka gjetur fitoret në ndeshjet e fundit dhe gjithashtu lojën e mirë. Por, do të shkojmë në Shkodër për objektivin tonë, pa marrë parasysh kundërshtarin. Nuk e shoh si një hakmarrje për humbjen e fazës së parë, pasi ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ne kemi një objektiv që i kemi caktuar vetes në çdo ndeshje”, ka thënë fillimisht trajneri i Skënderbeut.

ECURIA DHE MERKATO

I ndalur më pas tek ecuria e Skënderbeut në këtë gjysmë kampionati, Gvozdenoviç u shpreh se është pjesërisht i kënaqur.

“Mbyllet një pjesë e parë e suksesshme deri diku, por që mund t’i kishim menaxhuar akoma edhe më mirë ndeshjet. Kur them kështu, e kam fjalën për pikët e lëna në disa takime, ku mund të bënim më tepër. Flas për dy ndeshjet me Kukësin, me Vllazninë dhe gjithashtu Teutën apo Dinamon.

Ekipin e shoh të bashkuar dhe kjo është më e rëndësishme. Sa i përket merkatos, është ende herët të mendoj, pasi kemi për të luajtur edhe një ndeshje. Normalisht që do të flas me drejtuesit edhe për këtë pikë. Të gjithë bashkë do të shohim se si është më e mira për klubin”, përfundoi serbi që drejton Skënderbeun për të dytin sezon radhazi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"