Sevilja-Roma shkroi historinë, është e para finale europiane që u luajt në dy muaj të ndryshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 0:55

Sevilja-Roma shkroi historinë, është e para finale europiane që u luajt në dy muaj të ndryshëm

Ndeshja mes Seviljes dhe Romës ka vendosur shumë rekorde të veçanta për klubet në fjalë apo protagonistët. .Por padyshim ai më unik është fakti se ndeshja që dhuroi trofeun e Ligës së Europës për këtë edicion, është luajtur në dy muaj të ndryshëm të vitit.

ceviljaroma

Asnjëherë më parë, një finale europiane nuk ishte zhvilluar zyrtarisht në dy muaj të ndryshëm si sfida e sotme. Ajo filloi në orën 21:00 të datës 31 maj. por për shkak të shtesave, shtesave mbi shtesa dhe pastaj penalltive, sfida kaloi mesnatën.

Kështu, penalltia e fundit e shënuar nga Montiel; që dekretoi Seviljen fituese, u regjistrua në minutat e parë të 1 qershorit, duke e bërë këtë finale unike si të parën europiane që shtrihej në dy muaj të ndryshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"