Rezultatet e pjesëve, Çelsi do të binte nga kategoria/ Ja cilët janë “mbretërit” e përmbysjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 22:49

Rezultatet e pjesëve, Çelsi do të binte nga kategoria/ Ja cilët janë “mbretërit” e përmbysjeve

Çelsi do të renditej në zonën e rënies në Premier Ligë nëse do të ishin llogaritur vetëm golat e shënuar në pjesën e dytë të këtij sezoni. Blutë po bëjnë një sezon të zymtë, ndërsa renditen në vendin e 11-të në tabelë, pavarësisht se kanë shpenzuar mbi 1 miliard paund gjatë 18 muajve të fundit. Megjithatë, mund të ishte edhe më keq për skuadrën e Mauricio Poçetino nëse do t’i kishin nisur ndeshjet në të njëjtën mënyrë që po i përfundojnë ato.

pocetino

Sipas “SoccerSTATS.com”, vetëm Bërnlej dhe Shefilld Junajtid kanë më pak pikë se Çelsi bazuar në golat e shënuar në pjesët e dyta të ndeshjeve të Premier Ligës. Fituesit e Ligës së Kampioneve të vitit 2021, të cilët kryesuan me Brentfordin 1-0 në pjesën e parë të shtunën, por barazuan 2-2 pas 90 minutash, do të kishin vetëm 24 pikë nëse zbriten golat e pjesës së parë, 12 më pak se numri i tyre aktual. Megjithatë, pavarësisht se ata kanë pasur rezultate më të mira në 45 minutat e para të ndeshjeve, ata renditen sërish në vendin e tetë në këtë klasifikim.

Çuditërisht, skuadra që i nis më mirë ndeshjet është Aston Vila, e cila është në krye të klasifikimit me 47 pikë, duke llogaritur rezultatet e pjesës së parë. Kryesuesit e Premier Ligës, Liverpuli renditet gjashtë pikë larg lojtarëve të Unai Emerisë përpara pushimit, por ata transformohen në fraksionin e dytë. Djemtë e Jyrgen Klopit fituan një tjetër ndeshje dramatike të shtunën, pasi goli i Darvin Nunjezit në minutën e 99-të u siguroi atyre një fitore 1-0 në fushën e Notingem Forestit.

Liverpuli do kishte grumbulluar 64 pikë po të llogariteshin rezultatet e pjesëve të dyta, 23 më shumë sesa do të kishin para pushimit. Arsenali është gjithashtu lart në këtë drejtim, pasi ndeshjet i fitojnë në momentet e fundit, ndërsa Totenhemi ngjitet nga vendi i pestë në të tretin falë golave pas pushimit. Kampionët në fuqi të Mançester Sitit zbresin nga vendi i dytë në të katërtin nga klasifikimi i pjesës së parë në atë të pjesës së dytë. Edhe rivalët Mançester Junajtid kanë pësuar një fat të ngjashëm në pjesët e dyta të ndeshjeve.

klasifikimi

Djemtë e Erik ten Hagut panë një rekord mbresëlënës 10- vjeçar që t’i vinte fundi të dielën, teksa shpërdoruan epërsinë e pjesës së parë duke humbur 3-1 me skuadrën e Pep Guardiolës në “Etihad”. Dhe loja e tyre ishte karakteristikë e paraqitjeve të “djajve” këtë sezon, pasi ata renditen në vendin e 12-të kur bëhet fjalë për paraqitjet e pjesës së dytë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"