RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi A/ Bulqiza triumfon në javën e 9-të, Shkumbini vazhdon në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 17:18

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi A/ Bulqiza triumfon në javën e 9-të, Shkumbini vazhdon në krye

Është luajtur ditën e sotme edhe ndeshja e fundit në Kategorinë e Dytë, në Grupin A.

kategoria_dyte_cover

Bulqiza ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Tërbunit, në një ndeshje spektakolare. Bulqiza kaloi e para në avantazh me Takun në minutën e 15’, por ky avantazh zgjati vetëm 11 minuta, pasi Mila vendosi baraspeshën. Pjesa e dytë foli më shumë për Bulqizën, që arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera, fillimisht me Merdinin në minutën e 55’ me penallti dhe më pas me Farukun në minutën e 63’.

Bulqiza më këtë fitore shkon në vendin e katërt me 15 pikë, ndërkohë që kryeson Shkumbini me 22 pikë, i ndjekur nga Sopoti me 18 pikë dhe Luzi 2008 me 17 pikë.

Renditja e plotë në grupin A:

end

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"