RENDITJA, JAVA 36/ Partizani 70 pikë, Kukësi nënkampion. Teuta forca e tretë. Bien Kastrioti e Kamza, ja verdiktet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2019 | 23:25

RENDITJA, JAVA 36/ Partizani 70 pikë, Kukësi nënkampion. Teuta forca e tretë. Bien Kastrioti e Kamza, ja verdiktet e Superiores

Kategoria Superiore luajti ditën e sotme javën e saj të fundit për sezonin 2018-2019, pikërisht javën e 36-të.

kategoria-superiore

Tashmë, janë përcaktuar edhe ekuacionet që nuk kishin një zgjidhje. Kështu, Partizani e mbyll Superioren me 70 pikë, në vendin e parë, dhe këtë verë do të luajë në Champions League,  ndërkohë që 59 pikë numëron Kukësi në vendin e dytë.

Në vendin e tretë renditet Teuta, me 57 pikë, që bashkë me kuksianët, janë ekipet që sigurojnë një vend për në Europa League sezonin tjetër. Më poshtë gjendet Skënderbeu, me 55 pikë. Vetëm vendi i pestë për Flamurtarin, që në total grumbulloi plot 54 pikë, në një edicion plot me probleme.

Zhgënjen Laçi, që e mbyll kampionatin në vendin e gjashtë, me 49 pikë. Tirana dhe Luftëtari numërojnë të dyja nga 47 pikë, përkatësisht në vendin e shtatë dhe të tetë, dhe kaluan kështu rrezikun që i kanosej, duke shpëtuar këtë sezon nga rënia një kategori më poshtë.

Kamzës, që ishte përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës, i bashkohet Kastrioti, një kategori më poshtë tashmë, që e mbylli sezonin në vendin e nëntë, me 42 pikë.

REZULTATET – JAVA 36

KUKËSI-KASTRIOTI 3-1

Rexhinaldo 80′, 90′, Shkurtaj 85′ / Ymeri 29′ 

TEUTA-LAÇI 2-0

Kallaku  90′ (p), Kamara 90+2′

TIRANA-FLAMURTARI 3-0

Doka 65′, 67′, Hasani 79′

LUFTËTARI-PARTIZANI 1-1

Hanti 10′  / Cinari 90+3′ 

KAMZA-SKËNDERBEU (0-3 NË TAVOLINË)

RENDITJA – JAVA 36 

renditja java 36

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"