RENDITJA E FIFA-S/ Kupa e Azisë dhe ajo e Afrikës zbresin Shqipërinë me dy pozicione, kreun e mban ende…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 13:48

RENDITJA E FIFA-S/ Kupa e Azisë dhe ajo e Afrikës zbresin Shqipërinë me dy pozicione, kreun e mban ende…

FIFA ka publikuar renditjen e saj të re pas dy kompeticioneve të mëdha që u zhvilluan, Kupa e Azisë dhe Kupa e Kombeve të Afrikës, duke ndryshuar tabelën e klasifikimeve të kombëtareve.

shqiperia5

Shqipëria ka humbur dy pozicione edhe pse pa luajtur prej thuajse tre muajsh, kjo pasi kombëtaret afrikane dhe ato aziatike kanë lëvizur në renditje.

Kështu Kombëtarja kuqezi ka rënë në vendin e 64-të nga i 62-ti.

2021

Sa i përket Kosovës, edhe përfaqësuesja “Dardane” ka pësuar zbritje me një vend pozicion, duke shkuar në vendin e 102-të.

124165

10 vendet e para qëndrojnë të pandryshuara, me Argjentinën që kryeson tabelën, teksa ndiqet nga Franca e Anglia.

35465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"