Reali i jep zgjidhje dilemave, mban mesfushorin spanjoll në skuadër dhe transferon sulmuesin te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2022 | 15:51

Reali i jep zgjidhje dilemave, mban mesfushorin spanjoll në skuadër dhe transferon sulmuesin te…

Mesfushori i Realit të Madridit, Dani Sebajos, dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe të “fitojë” më shumë minuta aktivizim.

dani sebajos

Në fakt, ai është mes lojtarëve që pritet të largohen nga Madrid në verë me Betisin që e kërkon me ngulm. Por vetë ai ka deklaruar se dëshiron të përmbushë kontratën që ka me klubin deri në vitin 2023. “Çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë dhe unë besoj se kam shanse që në sezonin e ri të kem më shumë minuta”, ka thënë Sebajos.

7687878

Ndërkaq, një tjetër lojtar që do të largohet nga Madridi është Mariano. Ai kërkohet nga Fenerbahçe, por gjigantët e Stambollit janë në varësi të ekonomisë turke, që është në vështirësi pas rënies drastike të lirës turke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"