Rapo: Me Mezanin jemi për Europë, me Kostiçin nuk merreshim vesh sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 18:17

Rapo: Me Mezanin jemi për Europë, me Kostiçin nuk merreshim vesh sepse…

Futbollisti i ndeshjes mes Luftëtarit dhe Teutës, u shpall Donald Rapo, edhe autori i golit të dytë për gjirokastritët, dhe në intervistën për Supersport pas ndeshjes deklaroi:

donald rapo

Goli një perlë e vërtetë. Të kënaqur për golin apo fitoren?

Më gëzon goli që shënova, por fitorja është më e rëndësishme.

Si iu motivoi Mezani?

Me ardhjen e Mezanit, na motivoi. Punuam pak, pasi nuk kishim shumë kohë. Tani, do vazhdojmë si vjet, fitore pas fitore.

Mezani një trajner tjetër nga Kostiç?

Edhe me Kostiç, loja jonë kishte ritëm, por nuk na dilte goli. Mezani e njeh edhe kampionatin shqiptar, besoj do jetë më mirë. Merremi vesh edhe më mirë, prej komunikimit. Shumica e lojtarëve nuk kuptoheshin aq mirë me Kostiçin në anglisht.

Objektivat?

Besoj se si sezonin e kaluar, të kapim Europën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"