Racizëm ndaj Laçit, klubi malazez dënohet nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2022 | 20:49

Racizëm ndaj Laçit, klubi malazez dënohet nga UEFA

Ndeshja e parë e luajtur në “Elbasan Arena” mes Laçit dhe Iskrës, që përfundoi pa gola, ka qenë objekt i shqyrtimit të Komisionit të Disiplinës në UEFA për thirrje raciste nga tifozët malazezë.

57f81-16577421793504-1920-9XANm1

Për takimin e luajtur më 7 korrik, UEFA ka dënuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh klubin e Iskrës, mbylljen e pjesshme të stadiumit të tyre në ndeshjen e ardhshme, me jo më shumë se 300 vende, si dhe të detyrohen që në takimin e radhës të nxjerrin një baner ku shkruhet “Thuaji jo racizmit”. Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ka shpallur këtë vendim së fundmi në faqen zyrtare të UEFA-s në internet.

VENDIMI – “Ndeshja KF Laçi kundër FK Iskra Danilovgrad, luajtur më 7 korrik 2022. Vendim – Të gjobisë FK Iskra Danilovgrad me 10,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Iskra Danilovgrad (i cili do të përbëhet nga të paktën 300 vende) gjatë ndeshjes së ardhshme në të cilën FK Iskra Danilovgrad do të luajë si klub pritës, për sjelljen raciste të mbështetësve të saj.

– Të urdhërojë FK Iskra Danilovgrad të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me formulimin: ‘No To Racism’, me logon e UEFA-s mbi të”, citohej ndër të tjera në vendimin për Iskrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"