Postuar: Qershor 20, 2024 | 0:03
Protagonisti absolut i Kroaci-Shqipëri, Klaus Gjasula hyn në historinë e futbollit botëror
Klaus Gjasula sot ishte protagonist i padiskutueshëm i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kaluar nga njëra anë e medaljes në tjetrën për t’u bërë heroi i kuqezinjve.
Ai hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar.
Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të ccuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"