Pronari i Junajtid piketon pasuesin e Ten Hag, një emër mjaft i njohur në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 12:26

Pronari i Junajtid piketon pasuesin e Ten Hag, një emër mjaft i njohur në Angli

Garet Sauthgejt mund të përfundojë në mënyrë sensacionale periudhën e tij 8-vjeçare si trajner i Anglisë këtë verë. Ai është vendosur në fokusin e bashkëpronarit të ri të Mançester Junajtid, Sër Xhim Retklif. Ai dëshiron që anglezi të pasojë Erik ten Hagun në “Old Trafford”.

ratklif junajtid

E ardhmja e holandezit është aktualisht në dyshim, mes formës jokonsistente dhe marrëdhënieve të thyera prapa skenave. Ishtrajneri i Çelsit, Graham Poter, ishte favoriti për të marrë drejtimin e stolit të “djajve” pas ardhjes së Retklif.

Megjithatë, Sauthgejt është shfaqur si zgjedhja e re kryesore e klubit pas konsultave mes drejtuesve dhe legjendave të klubit. Kandidatët për stolin e Anglisë mbeten Graham Poter, Edi Hau, Zhoze Murinjo, Li Karsli (trajneri i Anglisë U-21), Stiven Xherrard dhe trajneria e kombëtares së femrave, Sarina Vigman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"