“Pritja më e mirë ishte gjuajtja e Markut”, Sali: Jemi shumë të motivuar, sekreti i formës time fizike qëndron tek….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2023 | 21:32

“Pritja më e mirë ishte gjuajtja e Markut”, Sali: Jemi shumë të motivuar, sekreti i formës time fizike qëndron tek….

Portieri i Kastriotit, Edmir Sali ishte një nga futbollistët më kryesor ndaj Vllaznisë për shkak se arriti të mbante portën të paprekur. Pas ndeshjes ai u shpreh se nuk bën asgjë të veçantë për formën e mirë që po kalon dhe se është i lumtur për këtë fitore.

sali

“Kemi pasur besim që në fillim të ndeshjes që do të jepnim maksimumin dhe në momentin që shënuam thamë që do ta mbronim rezultatin, ishim shumë të motivuar dhe jam shumë i lumtur që ndihmova shokët e skuadrës sepse ata vërtetë vrapojnë shumë dhe luftojnë për çdo top. Nuk është se bëj naj gjë të veçantë për formën time, ne thjesht bëjmë gjuajtje me djemtë, asgjë nuk është e mundur pa mbështetjen e ekipit. Pritja më e vështirë sot ishte ajo e Markut sepse rrezja ishte e zënë dhe nuk po arrija ta shikoja”, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"