Prezantohet trajneri i Kosovës, Foda: Dyert janë të hapura për të gjithë, na presin ndeshje të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 13:53

Prezantohet trajneri i Kosovës, Foda: Dyert janë të hapura për të gjithë, na presin ndeshje të rëndësishme

Franko Foda u prezantua sot si trajner i Kosovës dhe do debutojë më 22 mars, në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë. Në konferencën e parë për shtyp si trajner i dardanëve, gjermani në fjalën e tij u shpreh mjaft optimist duke vendosur theksin te cilësia e lojtarëve. 

FODA

“Kemi shqyrtuar një grup prej 40-50 lojtarësh. Por jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë bindur më shumë. Gjithsesi, secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën. Dyert janë të hapura për çdo lojtar. Secili do të ketë rastin të tregojë veten dhe të marrë pjesë në ndeshjen. Duam që lojtarët e përzgjedhur të kenë rastin për ta treguar veten dhe të paraqiten në ndeshje. Ne do të vazhdojmë të përzgjedhim edhe lojtarët e tjerë. Këto dy ndeshje dhe ndeshjet në qershor do të na shërbejnë për të përzgjedhur më të mirët.

Kosova ka ekip shumë interesant. Ka lojtarë shumë interesantë dhe jam shumë i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira. Kam vendosur të nënshkruaj kontratën pasi lojtarët e Kosovës janë shumë të talentuar. Është shumë me rëndësi të shohim si do të shkojnë stërvitjet që të formojmë ekipin më të mirë për ndeshjen ndaj Armenisë. Në futboll talenti është shumë i rëndësishëm, por edhe koka është shumë e rëndësishme. Lojtarët duhet të kenë besim në ne dhe në ekip që do të fitojmë çdo ndeshje

Lojtarët që nuk e përfaqësojnë një ekip, për trajnerin është problem t’ja bësh ftesën. Zhegrovën e kam parë live duke luajtur në Austri në ndeshjen e Sturm Graz ndaj Lilë. Dhe, pas lojës e kam pasur një takim me lojtarin”- Tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"