PRECEDENTËT/ Të pathyeshmit, Ksabi Alonso kërkon të arrijë rekordmenin Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 14:58

PRECEDENTËT/ Të pathyeshmit, Ksabi Alonso kërkon të arrijë rekordmenin Konte

Kanë kaluar 39 ndeshje në ciklin 2023-2024 që Bajer Leverkusen zbret në fushën e blertë dhe në të gjitha këto duele ai nuk ka dalë kurrë me humbje. Saktësisht, 34 fitore dhe 5 barazime në të gjitha garat ku “aspirinat” kanë shkelur. Asnjë ekip gjerman nuk ka arritur një statistikë të tillë.

alonso

Megjithatë, Ksabi Alonso kanë ende punë për të shënuar më germa “të arta” rekordet e pathyeshmërisë për ekipin gjerman. Antonio Konte, në periudhën maj 2011 deri në maj 2022, regjistroi 43 takime pa disfatë në “timonin” e Juventusit. Më pas renditet Sëlltiku i Brendan Roxhers.

Zinedin Zidan edhe pse emër i ri në botën e trajnerëve të nivelit botëror, ka lënë gjurmë të papërsëritshme në ciklin prill 2016-janar 2017, konkretisht 40 duele pa humbje. “Aspirinat” momentalisht janë ndalur në kuotën e 39-të. Atyre u nevojiten edhe 4 prezenca pa rezultat negativ për të vendosur në të njëjtën vijë me Juventusin e Kontes (43), çka nënkupton se duhet të dalin pa humbje kundër Dyseldorf (Kupë), Union Berlin (Bundesligë), Uest Ham (Europa Ligë) dhe Verderit (Bundesligë).

seria pa humbje

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"