Prani e shumtë tifozësh, Xhaferi “acarohet” pas golit të dytë. Ja pikantet e sfidës Flamurtari-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 18:14

Prani e shumtë tifozësh, Xhaferi “acarohet” pas golit të dytë. Ja pikantet e sfidës Flamurtari-Vllaznia

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Vlorë.

flamurtari vllaznia

* Drejtori i Flamurtarit, Alfred Ferko, i shoqëruar nga ish-futbollisti i shquar, Kreshnik Çipi, kanë parë ndeshjen në tribunën VIP bashkë me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi. Kreu i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, mungonte dje për shkak se ndodhet në Amerikë.

* Pas golit të dytë të Flamurtarit, presidenti i Vllaznisë zbret nga tribuna dhe del jashtë stadiumit. Kaq ka mjaftuar që tifozët vlonjatë të nisnin ngacmimet: “Iku se u bë për kafe pas dy golave”.

* Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, gjatë gjithë ndeshjes e ka udhëzuar skuadrën në këmbë dhe nuk është ulur asnjë minutë.

* Hyrja në stadium ka qenë e lirë dhe pati një prani të shumtë tifozësh, veçanërisht në tribunën qendrore, që është e mbuluar.

* Sapo arbitri vërshëllen për mbylljen e ndeshjes, trajneri i Flamurtarit fluturon nga gëzimi dhe përqafohet me të gjithë lojtarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

* Duke dalë nga stadiumi, drejtori Alfred Ferko fton për kafe Mirel Josën. “Mirel hajde pimë një kafe këtu afër”, i thotë Ferko. “Po, patjetër me kënaqësi Fredi”, i përgjigjet trajneri i Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"