Po shkëlqen në Itali, FSHF i jep leje futbollistit që të luajë të hënën me klubin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2023 | 22:31

Po shkëlqen në Itali, FSHF i jep leje futbollistit që të luajë të hënën me klubin e tij

Nuk është vetëm Kombëtarja A ajo e cila ka ndeshje të rëndësishme kualifikuese gjatë javëve të ardhshme. Edhe përfaqësuesja Shpresa do të luajë ndaj Finlandës dhe Malit të Zi dy takime të rëndësishme në rrugëtimin drejt EURO 2025.

kristian shpendi

Pasi kanë fituar ndeshjet e para, djemtë e drejtuar nga Alban Bushi janë në pozita shumë të mira për të synuar kualifikimin e mëtejshëm. Dhe pjesë e planeve të Alban Bushit është padyshim edhe Kristian Shpendi. Ndërsa vëllai i tij, Stiven, për momentin nuk la lënë shenjën në Serinë A me Empolin, binjaku tjetër te Çezena po shënon me rregullsi.

Ndaj klubi i ka kërkuar FSHF-së që ta lejojë Kristian që të qëndrojë  një ditë më shumë me skuadrën e Serisë C, e cila luan të hënën ndaj Arecos. Sipas rregulloreve të FIFA-s, që të hënën ai duhej të udhëtonte drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar U21 dhe nuk mund të aktivizohej me ekipin e tij. Por FSHF ka njoftuar me shkrim se i jep lejen Shpendit që të luajë ndeshjen e të hënës dhe vetëm një ditë më vonë t’i bashkohet U21, për të qenë në dispozicion të Bushit për ndeshjet në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"