“Po na prishin imazhin”, Kastrioti reagon pas akuzave të arbitrave dhe FSHF për kërcënime: Të zbardhet kjo ngjarje e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 22:00

“Po na prishin imazhin”, Kastrioti reagon pas akuzave të arbitrave dhe FSHF për kërcënime: Të zbardhet kjo ngjarje e rëndë

Klubi i Kastriotit ka dalë me një reagim publik në lidhje me situatën e krijuar me krutanët të cilët akuzohen se kanë kërcënuar gjyqtarët për të marrë vendime në favor të tyre. FSHF anuloi ndeshjen e sotme të tyre ndaj Bylisit teksa priten vendime të komisioneve disiplinore apo edhe organeve të rendit pasi çështja ka shkuar në Policinë e Shtetit.

kastrioti

Edhe krutanët, në reagimin e tyre në rrjetet sociale, kërkojnë që të zbardhet menjëherë kjo ngjarje dhe këto akuza, të cilat sipas tyre po prishin imazhin e këtij klubi.

REAGIMI

Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi Kastrioti është i detyruar të dalë me këtë reagim.

Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi.

Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë.

KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit.

kastrioti

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

SKANDALI/ Kërcënohen arbitrat natën, FSHF anulon ndeshjen e Superiores

Kërcënimet me jetë të gjyqtarëve, çështja përfundon në polici

VIDEO/ Skandali me gjyqtarët në Superiore, FSHF pranon zyrtarisht trukimin e ndeshjes

FOTO/ Ndeshja e anuluar në Kamëz, ja momenti kur lojtarët e Bylisit braktisin stadiumin

FSHF anuloi ndeshjen për kërcënime me jetë të gjyqtarëve, ja kush do drejtonte takimin e sotëm

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"