“Po bëjmë gabime foshnjarake”, Mema flet pas humbjes së radhës: Kur të shohësh një ekip fshatarësh që godasin topin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2023 | 21:54

“Po bëjmë gabime foshnjarake”, Mema flet pas humbjes së radhës: Kur të shohësh një ekip fshatarësh që godasin topin…

Ardian Mema ka qenë i pakënaqur për humbjen e Kastriotit ndaj Kukësit, por jo me lojën e skuadrës së tij. Ai insistoi se humbja erdhi për episode dhe nuk ishte rrjedhojë e një ndeshje të barabartë.

mema

“Loja ishte e barabartë, skuadrat kishin episodet e veta por e mira ishte t’i shfrytëzonin. Siç pati Kukësi, edhe ne, duhej të ishim të kujdesshëm. E rëndësishme është që ekipi u shpreh, por bëjmë gabime foshnjarake, të vjen keq që pësojmë këto lloj golash. Ndoshta ka një ngërç psikologjik, por nuk jam i kënaqur me këtë që po na ndodh. Nuk është se nuk jam i kënaqur, ka punë për të bërë, por duhet të korrigjojmë ekuilibrin dhe bashkëveprimin me njëri-tjetrin.

Loja apo pikët? Kur shohësh një ekip fshatarësh që godasin topin, fol më të tjerët, jo me mua. Loja ka disa gjëra që duhet të ekzekutohen në fushë, nuk mund të luash futboll si të duash, por që duhet të luash futboll është e padiskutueshme. Nëse do të luaj top të gjatë, nuk e bëj dot, ka shumë mënyra loje si mund të luhet, nuk po flas për spektakël por për lojë të rregullt ku duhet të ketë stacionim topi, ndryshime krahësh. Nëse mendoni se është spektakël, e them që nuk është, por është korrekte të luash me topin se futbolli nuk është bërë për të plasur topin, por për të luajtur.

Pikët nuk vijën as nga dëshira dhe as pa punë, duhet të punosh shumë për të kapur pikët. E rëndësishme është që një ekipi t’i vijë era futboll e jo të luajë kot e më kot pa ekuilibër, në të dy fazat. Një ekip i shthurur nuk më bën fare përshtypje.

Nuk e kam me kundërshtarin, ai bëri lojën e vet dhe bëri shumë mirë, nuk analizoj kundërshtarin pas ndeshjes por ekipin tim.

Rezultati vjen nga pikët, por nëse një ekip nuk di të luajë futboll e shprehet, nuk ka si merr pikë. Ndaj do të bëj punën time si di unë. Ndoshta është ngërç psikologjik që na ndodh me episode, kemi edhe ne tonat që nuk i kemi shënuar. Në ndeshjen e kaluar kishim 8 raste për gol, mund ta kishim fituar, na kanë shpëtuar disa ndeshje kështu, futbolli kështu është. Edhe vjet Kastrioti ishte me 8 pikë, mori fitoret dhe erdhi ana psikolgjike, pikët të gëzojnë. Por një ekip që nuk di të shprehet në fushë nuk ka si merr pikët, kjo është ajo që pak a shumë po kundërshtoj.

Unë po mundohem që ekipi të shprehet në fushë e bëjë rezultate, nuk merrem me spektakël. Pikët nuk vijnë nga unë, nga dëshira, por nga puna në fushë”, theksoi Mema për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"