Pioli: Është objektivi i parë i sezonit, duam të bëjmë një udhëtim të gjatë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 15:25

Pioli: Është objektivi i parë i sezonit, duam të bëjmë një udhëtim të gjatë në Europë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli dëshiron të arrijë objektivin e parë të sezonit, i cili është kualifikimi në grupet e Europa Ligës. Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Portugalisë për tu përballur me Rio Aven në “play off” e ligës së Europës.

ac-milan-v-cagliari-calcio-serie-a-3

“Zgjidhja varet nga mënyra sesi ne do luajmë. Jam i lumtur që Leao është rikthyer, por ai sapo na është bashkuar në stërvitje. I duhet kohë për  kondicionin fizik dhe nesër mund të luajë pak. Ne duhet të japim më të mirën tonë në këtë ndeshje. Ato eliminuan Beshkitashin dhe nuk janë një kundërshtar i lehtë. Romanjoli do bashkohet me grupin. Nuk e di çfarë do ndodhë me Kontin. Musakio ndihet më mirë, nuk e di nëse do jetë gati.

Është objektivi i parë i sezonit. Nesër ne duam të kualifikohemi. Ne duam të bëjmë një udhëtim të gjatë në Europë”, tha Pioli në konferencën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"