Pikantet e Tirana-Teuta/ Lulaj e ka me arbitrin, Daci tremb shikuesit nga… lokali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 9:45

Pikantet e Tirana-Teuta/ Lulaj e ka me arbitrin, Daci tremb shikuesit nga… lokali

Në formacionin e Teutës ndryshoi Arifi me Boçin. Ky i fundit i sëmurë, lë formacionin për shkak të temperaturës. -Tirana del e para në stërvitje. Pas saj edhe Teuta, ndërsa Patrik në stol bën xhonglime me topin.

tirana teuta

-Jo më shumë se 1000 tifozë të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën mes dy skuadrave. -Tirana-Teuta luhej për herë të gjashtë këtë sezon. Katër sfida janë mbyllur në barazim dhe një me fitoren e Tiranës e një për Teutën 2-1. -Nga inati që nuk i doli një kros, Daci shkelmon topi dhe gati nuk thyen xhamat e lokalit në stadium.

-Presidenti Refik Halili zbret në fund të pjesës së parë në dhomat e zhveshjeve për të shkundur ekipin.

-Jazxhi dhe Latifi kacafyten në fundore, por i shpëtojnë edhe një shisheje të lëshuar nga tribuna përballë.

-Lulaj ia dedikon golin fëmijës që i lindi pak javë më parë. Mbrojtësi në fund të lojës u ngacmua me fjalë me Laver Allën. “O Laver kush ma bëri këtë”, tha Lulaj duke i treguar buzën e ënjtur. Gjyqtari nga ana e tij me qetësi ia ktheu: “Po lëre atë muhabet, topi kishte ikur…”.

-Tifozët e pakënaqur nuk e mbajnë zemërimin dhe e shkarkojnë te lojtarët nga shkallët e stadiumit. Te Teuta ka festë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"