Pikante nga ndeshja Teuta – Skënderbeu/ Ivani tërbohet me Alian, tifozë nordikë shfaqen në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 20:13

Pikante nga ndeshja Teuta – Skënderbeu/ Ivani tërbohet me Alian, tifozë nordikë shfaqen në “Niko Dovana”

Në orën 15:20, të parët që shkelën tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës. Pak minuta më vonë, nuk munguan edhe korçarët, të ndarë mes titullarëve dhe pjesës së rezervave. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet pikante nga ndeshja e zhvilluar në Durrës, ku pa vendësit të kualifikoheshin në turin tjetër të Kupës.

portieri i skenderbeut

* Marko Alia tërbon trajnerin, pas daljes me të kuq, Gvozdenoviç gati sa nuk hyn në fushë: “Po jepe more anësore, jepe o Marko”, ishin fjalët e trajnerit të Skënderbeut i cili nuk përmbahet edhe me një rast të Rashicës që humbet në pjesën e dytë. Serbin nuk e mban vendi teksa ilustron si duhet ta godiste lojtari topin, ku i tregon pjesën e brëndshme të këmbës.

* Ekipi i Pogradecit i cili ndodhet për fazë përgatitore në Durrës, ndoqi nga afër takimin mes Teutës dhe Skënderbeut.

* “Rabiu, Rabiu, po luaje më shpejt topin more djalë, luaje” dëgjohet Gvozdenoviç që bërtet nga pankina.

* Edi Martini, gjatë gjithë kohës është shumë impulsiv dhe ka pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tij në mbrojtje.

* Disa turistë nga vendet nordike, që kishin ardhur për të vizituar Durrësin, përfituan për të parë nga afër një ndeshje të kampionatit shqiptar. Shkuan pranë sportelit dhe prenë biletë për në tribunën qëndrore.

* Gjatë pjesës së parë, portieri Marko Alia ka pakënaqësi nga të tijët: “ O çuna, o çuna, po rrini vigjilentë në lojë” dëgjohet gardiani.

* “O Daci, o Daci, po shkoji mor djal atij, mos qëndro aty po bëje presionin kur merr topin” dëgjohet Martini nga pankina duke këshilluar sulmuesin.

ZAMIR QYPI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"