Pikante nga ndeshja Partizani – Apolonia/ “500 euro kush bën gol”, tifozi vendos premio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 15:49

Pikante nga ndeshja Partizani – Apolonia/ “500 euro kush bën gol”, tifozi vendos premio

 Ndeshja mes Partizanit dhe Apolonisë, e luajtur dje në orën 13:00 në stadiumin “Arena e Demave” nuk u ndoq nga më shumë se 200 tifozë. Dita dhe orari tërësisht i papërshtatshëm padyshim kanë ndikimin e vet. Në tribunën përballë, ku bileta ishte 200 lekë të reja, në fund të pjesës së parë numëroheshin vetëm 76 tifozë. Në tribunën kryesore kishte një prani relativisht më të lartë të spektatorëve.

PARTIZANI APOLONIA

* ”Mos ki presion. Bëjmë 1-2 dhe dalim para”, dëgjohet t’i thotë Cara shokut të tij, Paulo Buxhelaj. Dyshja kishin kohë pa luajtur së bashku në një ndeshje zyrtare dhe e patën të vështirë të dilnin në sulm në minutat e para, ndikuar edhe nga ashpërsia në mbulim e kundërshtarëve.

* ”Kush bën gol ka 500 euro”, është premtimi i një prej tifozëve të flaktë të Partizanit, i njohur në ambientin e kuq si Lakja. Në pjesën më të madhe të kohës është zëri i tij, që sundon gjithë stadiumin, ndikuar prej numrit të paktë të tifozëve. Skuka pas ndeshjes kujton premtimin e tifozit dhe pas intervistave shikon në tribunë nëse arrin ta gjejë, për t’i kërkuar premion. Dibrani është mjaft i afërt me tifozët e kuq dhe herë pas here nuk i kursen shakatë me ta.

*Mesfushori i Apolonisë, Nuredin Orelesi, prej vitesh luan në Shqipëri dhe dëgjohet të flasë një shqipe mjaft të pastër me shokët e tij të ekipit. Ai udhëzon gjithnjë shokët për vendosjen dhe lëvizjet në fushë.

*Eljon Sota, një “ish” i kësaj sfide, pas ndeshjes takon të gjithë ish-bashkëpunëtorët e tij në klubin e qytetit të lindjes, që e ndihmoi të katapultohej te Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"