Pikante Kukësi-Vllaznia/ Arbitri e bën legjendë verifikimin, ja çfarë nuk u pa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 16:32

Pikante Kukësi-Vllaznia/ Arbitri e bën legjendë verifikimin, ja çfarë nuk u pa

– Bledar Devolli, si zot shtëpie, shkon të takojë kolegun te Vllaznia, Qatip Osmani, i cili ishte në pankinën e tij.

Kukesi-Vllaznia

– Lojtarët e Vllaznisë, pas takimit të rastit me kundërshtarët dhe arbitrin, u mblodhën së bashku dhe u takuan me njëri – tjetrin, si për të treguar unitetin që kanë këto kohët e fundit.

– Juxhin Xhaja u bën me shenjë lojtarëve që në minutën e 16-të senuk do të ketë më tolerime për ndërhyrje të gabuara, duke nënkuptuar se ka me vete edhe kartonët.

– Arbitri kryesor tregon aftësitë e tij edhe si lojtar, kur i duhet të largojë një top të dytë me këmbë, duke ia dërguar drejt e në duart djalit që kapte topat jashtë fushe.

– Tafas shkon të përqafojë Dukën pas kartonit të kuq, kur po pritej edhe nga konfirmimi i Var-it. Si një kapiten i vërtetë, i qëndron pranë shokut të tij të skuadrës në këtë moment të vështirë.

– Lojtarët bëjnë nxehje të shpejtë, pasi Xhaja po rishihte rastin për kartonin e kuq të Dukës dhe u vonua afrua pesë minuta.- Në momentin që Solodovnikov u zëvendësua, jashtë fushës e priste një nga djemtë që kapte topat, duke e përqafuar i gëzua rpër atë dopietë të sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"