Përgatitjet anti-Dinamo/ Partizani direkt në fushë, të kuqtë nuk pushojnë pas humbjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 21:00

Përgatitjet anti-Dinamo/ Partizani direkt në fushë, të kuqtë nuk pushojnë pas humbjes

Te Partizani nuk kanë preferuar të pushojnë pas humbjes së dhimbshme kundër Egnatias. Dje pasdite, me urdhër të stafit teknik, të gjithë lojtarët kanë zbarkuar në stërvitje për të rikuperuar fillimisht energjitë e humbura në betejën e së dielës në Rrogozhinë.

PARTIZANI STERVITJE

Nga sot kampionët në fuqi do të nisin të mendojnë për ndeshjen e së shtunës kundër Dinamos, një tjetër betejë goxha vendimtare. Siç ndodh gjithnjë, në seancën e djeshme titullarët janë trajnuar të veçuar, me një program çlodhës. Pjesa tjetër, lojtarët e aktivizuar dhe ata që nuk luajtën kanë zhvilluar një seancë normale, me kapacitet të plotë.

Në këto ditë, përveç se do të duhet të përgatisë taktikisht ndeshjen me Dinamon, Shehi duhet të punojë edhe në aspektin fizik tek individë të veçantë. Andi Hadroj e nisi nga stoli kundër Egnatias, por gjatë kësaj jave do të nxitojë për të ardhur në formën e duhur fizike dhe për të qenë në gjendje të përballojë 90 minuta. Rëndësia e tij për ekipin dihet. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Adnard Mehmetin, i cili ishte në stol, por nuk u preferua ndaj rrogozhinasve. Mesfushori sapo është kthyer nga dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"