Përfundon pa gola, Laçi dhe Kukësi në krizë rezultatesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2016 | 15:50

Përfundon pa gola, Laçi dhe Kukësi në krizë rezultatesh

Përfundoi pa gola takimi i javës së 4-t mes Laçit dhe Kukësit, i zhvilluar në Laç. Loja e prodhuar nga dy ekipet la shumë për të dëshiruar pasi rastet për shënim ishin të pakta. Të vetmet raste të rrezikshme janë shtylla e Dvornekoviç në pjesën e parë dhe pritja e mrekullueshme e Koliqit në pjesën e dytë pas një goditje me kokë nga lojtarët e Laçit.

laci kukesi5

Pas këtij takimi, Laçi mbetet pa asnjë gol të shënuar duke shkuar në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Kukësi numëron 6 pikë pas 4 ndeshjesh, shumë pak për një ekip që kërkon titullin kampion.

Komenti minutë pas minute / Laçi – Kukësi 0-0

kukesi laci

90+3′ Përfundon pa gola takimi.

laci kukesi6

84′ Rangel bie në tokë duke pretenduar se është goditur me sende të forta nga tifozët.

75′ Dy zëvendësime. Laçi largon Shalën për Abraham, ndërsa Kukësi largon Eminin për Rangel.

70’ Akuino ka një mundësi të artë teksa shfaqet në pozicion të mirë përballë Koliqit, por braziliani hutohet dhe shpërdoron.

65′ Menjëherë shans për Gurin i cili ka hapësirë në zonë, por e kontrollon keq topin duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

64′ Gjoka largon nga fusha Dvornekoviçin për të aktivizuar Gurin.

60’ Musaj ekzekuton një goditje dënimi duke e krosuar në zonë. Goditja me kokë e Lulajt pritet mrekullisht nga Koliqi.

59′ Tjetër zëvendësim te Laçi. Largohet Anjelo për t’i lënë vendin Kastratit.

58′ Emini ndëshkohet me të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

56′ Troisi largon nga fusha brazilianin Taubate dhe aktivizon në vend të tij Klajdi Toskën.

56’ Emini hedh një top të bukur në zonë, por Pejiç nuk koordinohet dot si duhet përballë portierit Selmani dhe goditja e tij e lehtë përfundon jashtë.

52’ Minutat e para të pjesës së dytë nuk tregojnë asgjë ndryshe nga pjesa e parë. Vazhdon loja pa raste të  rrezikshme.

laci-kukesi

46′ Fillon pjesa e dytë. Kukësi nis topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë në barazim 0-0.

44′ Anjelo tenton nga jashtë zone por goditja e tij është totalisht e gabuar duke shkuar shumë larg portës.

38’ Faull për Laçin në një pozicion të rrezikshëm pas ndërhyrjes së gabuar të Dvornekoviç ndaj Anjelos. Braziliani e ekzekuton vetë goditjen e dënimit por topi përplaset në murin mbrojtës.

32′ Trajneri Gjoka largon nga fusha Grecën për të aktivizuar Kariokën.

30′ Pejiç pengohet në zonë duke iu hequr një mundësi e mirë për gol, por për arbitrin nuk ka penallti.

23′ Dvornekoviç godet shtyllën pas një topi të bukur të futur në zonë nga Pejiç. Rast shumë i mirë për Kukësin, por të pafat.

17′ Emini tenton nga jashtë zone, por goditje e tij është e gabuar dhe nuk e rrezikon portën e Selmanit.

16′ Karton i verdhë për Albi Allën pas një ndërhyrjeje të gabuar.

laci kukesi3

13′ Ndërhyrje e ashpër e Akuinos ndaj Hasanit e cila shkakton nervozizëm mes futbollistëve të dy ekipeve. Arbitri ndëshkon me të verdhë Akuinon.

laci kukesi2

10’ Vazhdon të zhvillohet një lojë e qetë pa raste të rrezikshme. Skuadrat i mbrohen njëra-tjetrës, ndërkohë që ka ndërprerje të shumta të lojës. Duhet thënë që Laçi po shfaqet më kërkues në këtë fillim të ndeshjes.

5′ Qarkullim i topit në mesfushë gjatë këtyre minutave. Mungojnë rastet e rrezikshme në të dyja portat.

1′ Anjelo lëshon një goditje të rrezikshme nga jashtë zone, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

laci kukesi1

1′ Fillon takimi. Laçi luan topin e parë.

Formacionet zyrtare

Laçi: Selmani, Musaj, Lulaj, Qaqi, Shala (Abraham 75′), Pinto, Lushkja, Anjelo (Kastrati 59′), Malindi, Akuino, Taubate (Toska 56′)

Trajner: Marselo Troisi

Kukësi: Koliqi, Hallaçi, Memini, Alla, Imami, Greca (Karioka 32′), Hasani, Musolli, Dvornekoviç (Guri 64′), Emini (Rangel75′), Pejic

Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Andi Koçi

KV: Akuino 13′ / Alla 16′, Emini 58′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"