Përforcohet skuadra e Kategorisë së Parë, marrin Doksanin dhe Hysin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2021 | 16:21

Përforcohet skuadra e Kategorisë së Parë, marrin Doksanin dhe Hysin

Pas së dielës pushim, Turbina u është rikthyer përgatitjeve në Cërrik. Para se të niste seanca, stafi teknik ka zhvilluar analizën e punës së deritanishme. Alfred Allamani ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga ekipi dhe sidomos nga të rinjtë.

geraldo hysi

Ka pasur edhe prurje të reja dje, ndërsa pjesë e grupit u bë qendërmbrojtësi Elis Doksani dhe mesfushori Geraldo Hysi. I pari blindon sektorin e prapavijës, ku ka një konkurrencë të madhe dhe i dyti shton cilësinë në krahun e majtë.

elis doksani

Mbrojtësi vjen nga Lushnja, ndërsa mesfushori nga Egnatia.

Ditët në vijim priten të tjera përforcime për cërrikasit, që i kanë shumë të nevojshme këto afrime.

Klubi është në bisedime me disa elementë me shumë përvojë dhe dalëngadalë do të kompletohet si duhet, përpara startit të kampionatit të ri.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"