“Penalltia? Më lini të qetë”, Kolela nuk përmbahet pas ndeshjes: Nuk do shoh Tiranën se nuk dua të inatosem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2023 | 22:24

“Penalltia? Më lini të qetë”, Kolela nuk përmbahet pas ndeshjes: Nuk do shoh Tiranën se nuk dua të inatosem

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e ka cilësuar një ndeshje të mirë të sotmen të fituar ndaj Erzenit. Megjithatë, ai ka theksuar se në këtë moment nuk i intereson çfarë bën Tirana kryesuese e për më tepër nuk do të shohë ndeshjen e bardhebluve.

kolela

“Penalltia? Nuk dua të flas, më lini të qetë.

Presion ndaj Tiranës? Nuk më intereson. Ne fitojmë dhe Tirana të bëj atë që do të bëjë. Boll me këtë! Ne ecim para, bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë ndeshje për ndeshje, mundohemi të fitojmë.

Skuadra bëri atë që duhej të bënte, si gjithmonë, disa herë mirë e disa herë keq, bëri atë që duhej të bënte. Bëri një ndeshje të mirë në përgjithësi.

Skuadra, nëse nuk gabohem, në 12 ndeshjet e fundit kemi humbur vetëm 1, kemi humbur vetëm me Laçin, pikë! Vazhdimësia është. Pastaj në Laç e patë të gjithë se si shkoi ndaj vazhdimësia që na kërkohet po e bëjmë.

A do e shoh Tiranën nesër? Jo, absolutisht jo, nuk dua të inatosem”, tha Kolela për ”Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"