“Pazar” te Partizani, skuadra e Kategorisë së Parë gjen futbollistin e shumëkërkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 22:38

“Pazar” te Partizani, skuadra e Kategorisë së Parë gjen futbollistin e shumëkërkuar

Tomori gjen qendërmbrojtësin e shumëkërkuar. Kishin kohë që kërkonin një të tillë dhe më në fund ia kanë dalë. “Pazar” kanë bërë te Partizani, atje ku kanë marrë Shkëmbi Barutin. 20-vjeçari vjen në formë huazimi në Berat, atje ku do të gjejë hapësirën që i ka munguar në kryeqytet.

Shkamb Baruti

Edhe pse vlerësohet si një futbollist me shumë perspektivë, drejtuesit kanë gjetur këtë zgjidhje. Kjo shihet si forma më e mirë, që lojtari të ketë mundësi të marrë minuta dhe mbi të gjitha, të rritet. Për beratasit, afrimi i kosovarit është cilësuar si një goditje e fortë dhe cilësore në këtë merkato dimri.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"