Pasditja sjell reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 8:25

Pasditja sjell reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për sot

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa.

moti-vranet-1200x630-1-770x433

Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet ti lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në veri.

Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 23°

në zonat e ulëta 8 deri 26°C

në zonat bregdetare 14 deri 26°C

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"