Dorëzohet Sormani: Rusët ishin 100 herë më të fortë se ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 23:59

Dorëzohet Sormani: Rusët ishin 100 herë më të fortë se ne

Partizani ka pësuar humbjen më të thellë të mbrëmjes së djeshme në Ligën e Europës dhe kjo sipas trajnerit Adolfo Sormani është e justifikueshme. Mediat ruse i referohen kështu trajnerit italian në konferencën e dhënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes:

partizani krasnodar

“U treguam agresiv, por nuk ishim kompaktë. Kur nuk je kompakt e ke shumë të vështirë të përballosh skuadra si Krasnodari, të cilën e përgëzoj për fitoren dhe lojën që bënë. Edhe skuadrat në kampionatin rus e kanë pasur të vështirë që t’i bëjnë ballë furisë së tyre në fushën e stadiumit të Kubanit.

Në ndeshjen e kthimit do të mundohemi të luajmë ndryshe, por e dimë se Krasnodari është 100 herë më i fortë se Partizani”. Ndërsa në intervistën e dhënë për gazetarin Pano Xhixho në mikrofonin e RTSH-së, Sormani pranoi superioritetin e kundërshtarit, por premton një paraqitje ndryshe në “Elbasan Arena”.

Untitled-14

Sormani, a mund të themi se kjo është një nga ndeshjet më të dobëta të Partizanit në Europë. Çfarë shkoi keq ndaj Krasnodarit?

Nuk mund të bëjmë krahasime për ndeshje të tilla me kundërshtar të ndryshëm, pra nuk është korrekt si përkufizim. Diheshin vlerat e kundërshtarit që kishim përballë, të cilat janë shumë më të mëdha se tonat. Ne u munduam të bëjmë të pamundurën në këtë takim, por kundërshtari ka shumë cilë- si. Ndryshe nga herët e tjera kemi qenë më pak agresiv dhe jo kompaktë. Krasnodari ka një ekip me cilësi të lartë që përbehet me lojtarë të talentuar.

Salzburgun e etiketuat si elefant para përballjes me ata. Pas kësaj ndeshjeje çfarë mund të thoni për Krasnodarin?

Krasnodari është një skuadër e krijuar në vitin 2008 dhe falë rezultateve të saj ka arritur të jetë lart në ranglistën e klubeve europiane. Është një rezultat suksesi i arritur në pak vite, por duhet përmendur se kanë harxhuar shumë para, që për pronarin e tyre janë të pallogaritshme. Për mendimin tim Krasnodari është një ekip i niveleve të larta dhe jo më kot kryeson edhe kampionatin në Rusi.

Është edhe një ndeshje për t’u luajtur në “Elbasan Arena”…

Fillimisht duhet të marrim veten nga kjo humbje dhe të bëjmë maksimumin për të nderuar impenjimin e klubit në Europë, fanellën e Partizanit, por edhe që lojtarët të tregojnë vlerat e tyre.

Nga cili repart jeni zhgënjyer më shumë në këtë takim?

Partizani funksionon si grup dhe kështu që nuk mund të ndahemi në grupe. Kemi luajtur ndaj një skuadre të fortë, që gëzon një moment shumë të mirë dhe që ishte vështirë për t’i përballuar. Përballë kishim një skuadër me lojtarë të mrekullueshëm, por që na mundi edhe fizikisht, gjë të cilën nuk e kemi treguar në ndeshjet e tjera në Europë.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"