Nurkoviç ia lehtëson punën, Skënderbeu e nis me fitore ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 20:56

Nurkoviç ia lehtëson punën, Skënderbeu e nis me fitore ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Skënderbeu e ka filluar në mënyrën e duhur sezonin e ri në Kategorinë Superiore teksa ka mposhtur në ndeshjen e javës së parë në shtëpi Flamurtarin me rezultatin 2-0.

skenderbeu flamurtari

Puna e korçarëve u lehtësua që në minutën e parë nga portieri Nurkoviç i vlonjatëve i cili shkaktoi një penallti ndaj Soue. Lilaj u tregua i saktë në ekzekutimin e 11-metërshit. Goli i dytë për korçarët u shënua nga Muzaka në minutën e 63-të, vetëm 3 minuta pasi ishte futur në fushë.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon takimi.

90′ Nimaga tenton me një goditje nga brenda zonës, por topi shkon jashtë.

86′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën por Nurkoviç arrin ta devijojë topin në goditje këndi.

85′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Xhejms, në fushë Nespor.

85′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Zhufo, në fushë Liçaj.

74′ Kamara tenton me një goditje brenda zonës, por grushton Shehi.

68′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Gavazaj, në fushë Sahiti.

63′ Skënderbeu dyfishon avantazhin falë të sapofuturit në fushë Gjergji Muzaka.

60′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Shkodra, në fushë Muzaka.

59′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Alvesh, në fushë Neziraj.

57′ Jakovljeviç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

55′ Shkodra tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

54′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

49′ Radas tenton me një goditje nga larg por topi shkon jashtë.

46′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sidibe, në fushë Kamara.

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

41′ Shkodra tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi kontrollohet nga Nurkoviç.

30′ Soue tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

29′ Pollozhani ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

29′ Radas gabon me kthimin e topit mbrapa duke i dhënë mundësinë Alveshit të dalë i vetëm përballë Shehit, por ky i fundit godet në mënyrë të gabuar.

23′ Xhejms tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por Nurkoviç reagon saktë duke grushtuar topin.

21′ Radas dhe Useini ndëshkohen me kartonë të verdhë pas një momenti tensioni mes tyre.

13′ Alvesh tenton me një goditje nga jashtë zonës, por Shehi kontrollon pa problem topin.

12′ Lojë e qetë pas golit të Skënderbeut, mungojnë rastet e rrezikshme.

6′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Micit.

skenderbeu

2′ Lilaj ekzekuton penalltinë dhe është i saktë duke kaluar Skënderbeun në avantazh.

1′ Nurkoviç pengon Soue brenda zonës dhe arbitri akordon penallti.

1′ Fillon ndeshja. Flamurtari luan topin e parë.

SKËNDERBEU – FLAMURTARI 2-0
Lilaj 2′ (11-m), Muzaka 63′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Lilaj, Nimaga, Gavazaj (Sahiti 68′), Shkodra (Muzaka 60′), Xhejms (Nespor 85′), Soue
Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Jakovljeviç, Bicaj, Mersini, Useini, Sidibe (Kamara 46′), Zhufo (Liçaj 85′), Pollozhani, Alvesh (Neziraj 59′), Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Ardian Beqiri

KV: Radas 21′ / Sidibe 6′, Useini 21′, Pollozhani 29′, Jakovljeviç 57′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"